Wednesday, February 25, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDëshira e vajzave të reja të Vllaznisë nuk mjafton, Partizani kalon në...

Dëshira e vajzave të reja të Vllaznisë nuk mjafton, Partizani kalon në gjysmëfinale

Volejbollistet e Vllaznise, pavaresisht deshires se shfaqur ne fushen e lojes, nuk ia kane dale ta fitojne ndeshjen e dyte çerekfinale te kampionatit ndaj Partizanit dhe kesisoj kane mbyllur ketu rrugetimin e tyre per kete sezon.

Ne takimin e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” vajzat kuqeblu kane bere nje ndeshje pergjithesisht te mire megjithate ne momentet percaktuese te lojes, kane treguar se mungesa e eksperiences ndikon dukshem tek ta dhe per kete arsye, kjo u shfaq edhe ne loje.

Ne setin e pare ka emocione por ne fund jane vajzat e Partizanit qe fitojne nderkohe qe ne te dytin ka me shume rivalitet por serish miket fitojne 25-22. Diçka me ndryshe ne te tretin dhe Vllaznia udheheq deri ne 18-14 dhe duket se ajo do at fitoje kete set por nuk ndodh keshtu.

Serish eshte Partizani qe fiton setin 25-19 dhe krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0 duke kaluar kesisoj ne gjysmefinale ndersa Vllaznise i mbetet te mendoje per sezonin e ardhshem.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments