Mbase edhe mund të ishte i zhgënjyer nga rezultati i sotëm, çka solli edhe eliminimin nga vazhdimi i mëtejshëm i kampionatit por trajneri i Vllaznisë në volejboll për femra Mark Kroqi nuk ndjehet i zhgënjyer.

Sipas tij, ky ishte maksimumi i këtij ekipi dhe ai u eliminua thjesht nga mungesa e eksperiencës së shumicës prej vajzave që janë në përbërje të tij.

“Skuadra dha më të mirën e saj duke treguar se vajzat janë në rrugën e duhur. Të mos harrojmë se në formacion Vllaznia sot kishte katër vajza që luajnë për herë të parë sivjet me ekipin e të rriturave. Dhe ato i treguan Partizanit, por po i tregojnë çdo skuadre se duhen marrë shumë seriozisht dhe nuk mund t’i mundësh kollaj.

Pastaj ju e patë vetë se sonte nuk na mundi Partizani, por na mundi lojtarja kubaneze që ishte në rradhët e saj. Do të flisnim ndryshe nëse kjo lojtare do të ishte në krahun tjetër. Megjithatë, kjo nuk na e ul optimizmin dhe ju siguroj se sezonin tjetër keni për të parë një Vllazni krejt ndryshe, shumë më të fortë”- eshtes shprehur Kroqi.

Dhe ne fakt ka te drejte. Kubanezja Masso Casalis Dayebi ashtu si ne ndeshjen e pare, edhe sonte ka qene e papermbajtshme dhe Partizani fitoi fale saj.
© shkodrasport.com