Neser ne oren 18.00 ne Tirane do te luhet ndeshja e fundit e kampionatit, ajo ne mes Partizanit dhe Vllaznise. Per kete te fundit, fitorja eshte detyrim per te shpresuar deri ne fund tek mbijetesa. Por nderkohe, nga ana tjeter ne kete pragndeshje mesohet nje fakt interesant.

Basketbollisti shkodran i Partizanit Daniel Lekndreaj, u ka kerkuar drejtuesve te kuq qe te mos luaje ne kete takim. Nje fakt te tille e ka bere te ditur per faqen e klubit shkodran, i vellai i tij Doda qe eshte njekohesisht edhe zevendeskapiteni i Vllaznise.

“Dua të theksoj se vëllai im, Danieli, ka shprehur një kërkesë pranë drejtuesve të Partizanit për të mos luajtur në këtë ndeshje, duke marrë parasysh se ndeshja është shumë e rëndësishme dhe varet i gjithë sezoni i Vllaznisë.

Nuk ka dashur pra të luajë kundër Vllaznisë dhe ky është ai lojtari që tre ditë para se të firmoste me Partizanin, pjesëtarët e asaj periudhe të ekipit nuk e lejuan të stërvitej në pallat të sportit. Tashmë, ai kërkon të mos luajë ndaj Vllaznisë, për emrin e saj dhe tifozët. Përsa i përket të ardhmes time, mund të them nuk e kam vendosur ende, por dëshira është që të vijoj të jem pjesë e Vllaznisë.” – e ka mbyllur prononcimin e tij Lekndreaj.