Vllaznia ishte kandidatura kryesore për të bër të vetin mesfushorin Oumar Turad Kamara që ka spikatur në Lezhë sezonin e shkuar, pasi ai shkoi te skuadra e Kukësit. Shkodranët ishin shumë afër tij, madje edhe bisedimet avancuan, por situata te Vllaznia bëri që mesfushori të nxitonte dhe të firmoste te kuksianet.

Sipas vipsport.al tashmë, shkodranët janë hedhur në sulm për Kamaranë tjetër dhe bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmuese, Sekou Kamara, një lojtar mjaft cilësorë që më parë ka qenë pjesë e skuadrave të Besëlidhjes, Flamurtarit e Teutës.

Madje, me durrsakët, Kamara në sezonin e shkuar ka shënuar 4 gola, ndonëse më shumë ka luajtur prapa sulmit. Për 21-vjeçarin nga Guinea nuk është vetëm Vllaznia, por edhe një tjetër ekip elitar që synon ta ketë në gjirin e vet, por edhe në Kosovë.

Drejtuesit kuqeblu po tentojne te marrin futbolliste kryesisht te rinj ne merkato, per te ndertuar nje ekip qe luan fort dhe vetem ne kete menyre, mund t’ia dalin te arrijne objektivat qe ato mund te vendosin per sezonin e ri.

Deri me tani ata kane firmosur me Herald Markun dhe Dajan Shehin, dy ish- futbollistet e Kastriotit ndersa ne ditet ne vijim mund te vijne edhe firma te tjera te cilat do ta forcojne Vllaznine pikerisht ne pikat ku ajo ka me shume nevoje.