Në Kamëz dje pasdite ndodhi surpriza, ku Kastrioti ka mposhtur kryesuesit e Tiranës me rezultatin 2-1, duke hapur garën për titull dhe mbijetesë.

Dje gjatë ndeshjes dhe në sekondat e fundit të lojës kanë pasur tension mes dy stafeve dhe lojtarëve.

Tifozët krutanë kanë goditur lojtarin bardheblu, Aldi Gjumsi me gurë në kokë dhe që nga aty nisi gjithçka.

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht se ekipi i Tiranës nuk i ka mbajtur nervat pas ndeshjes, teksa në dhomat e zhveshjes është konstatuar shkatërrimi i dusheve.

Për këtë, krutanët kanë faktuar gjithçka te delegati Besnik Çela, pasi verifikuan situatën.