Në javën e 21-të të Superiores, Kastrioti mundi 2-1 Tiranën, ndërsa Laçi kaloi 3-0 Kukësin. Teuta u mjaftua me një gol ndaj Dinamos (1-0), duke u kthyer sërish në një ekip cinik. Vllaznia barazoi 1-1 me Partianin,  ndërsa Egnatia likuidoi 2-0 Skënderbeun, në takimin direkt për mbijetesën.

Të ftuar të ndryshëm në Skaner te MCN TV po japin mendimin e tyre për këto rezultate të kësaj xhiroje në elite. I mirënjohuri Sulejman Starova u shpreh:

“Nuk e kemi pranuar që Tirana është më e mira nga të gjitha. Kanë marrë pikët. Laçi mori një fitore të pastër ndaj një kundërshtari të fortë. Surpriza është Dinamo në fazën për mbijetesë.

Skënderbeu nuk duket më aq i fortë. Egnatia dhe Kastrioti janë përforcuar në janar. Ka luftë, për kreun, për Europë dhe mbijetesë. Kjo skemë me 10 ekipe jep këtë bukuri të kampionatit

Kastrioti-Tirana?Tirana është një nga ekipet që ka pësuar më pak. Disa lojtarë gabuan sot.Tirana humbi nga gabimet, apo edhe nga faji i fushës

Titulli? Ka mundësi që të bashkohen edhe Kukësi me Vllazninë. Nuk dihet sesi do shkojnë gjërat. ” – tha ai.