Kylian Mbappe rinovoi me PSG ditën e djeshme për 3 vite, teksa “dëshpëroi” pa masë Real Madrid të cilët shpresonin dhe këmbëngulën deri në fund për transferimin e tij.

Pasi “dështuan” me Mbappe, drejtuesit madrilenë kanë hedhur sytë tashmë në një tjetër lojtarë për të tentuar gjatë merkatos së verës.

Sipas “Marca” raportohet se “Los Blancos” kanë hedhur sytë te Milan, teksa kanë menduar të “peshkojnë” sulmuesin Rafael Leaon.

Po sipas burimit në fjalë, Reali dëshiron që të nënshkruajë me sulmuesin e Milanit në afatin kalimtar të verës.

22-vjeçari gjatë këtij sezoni ka qenë ndër futbollistët kryesorë te “Rossonerët”, teksa skuadra italiane është shumë afër titulli të kampionit.

Leao gjatë këtij sezoni ka shënuar 11 gola në 33 ndeshje të luajtura në Seria A, ndërsa sulmuesi ka kontratë me kuqezinjtë e Stefano Piolit deri në vitin 2024.