Bajerni i Mynihut është ende duke punuar për të gjetur pasuesin e Roben në krahun e djathtë të sulmit. Preferenca e para e bavarezëve ishte sulmuesi i Mançester Sitit, Leroi Sane.

Mirëpo, kampionët e Gjermanisë kanë hasur në rezistencën e anglezëve të cilët nuk kërkojnë ta humbasin lojtarin, teksa për të larguar Bajernin nga gjurmët e Sane kanë kërkuar mbi 80 milionë euro.

Ndërkohë, edhe alternativa Dembele, i cili aktivizohet me Barcelonën, është i kushtueshëm. Në këtë mënyrë, drejtuesit e Bajernmit kanë kthyer vështrimin nga sulmuesi i Ajaksit, Hakim Zijek.

Marokeni ishte një nga protagonistët më të mëdhenj të harkëtarëve në sezonin e kaluar, teksa u dallua për driblimet, golat dhe asistet në repartin ofensiv.

Një trashëgimtar i denjë për Roben, megjithatë për të shkëputur 26-vjeçarin nga Ajaksi nuk është e lehtë, teksa edhe klubi holandez ka pretendimet e saj për një nga yjet e skuadrës./vipsport/