“Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën e nxehtë të saj dhe pas 16 javëve të luajtura, katër skuadra ndodhen në “vallen” e titullit.

Në vend të parë ndodhet Partizani me 29 pikë, që ndiqet nga Tirana me një pikë më pak, ndërsa në vend të tretë dhe të katërt janë Egnatia dhe Vllaznia me 25 pikë secila.

“Demat” kanë një kalendar në favorin e tyre. Pas sfidës së radhës me Kastriotin në transfertë, skuadra e Kolelës do të luajë tre sfida radhazi në shtëpi me Teutën, Egnatian dhe Laçin.

Nga ana tjetër, bardheblutë do të presin në kryeqytet Bylisin dhe më pas do të luajë në transfertë me Erzenin, Kukësin dhe Egnatian.

Kjo e fundit, edhe pse si objektiv ka Superioren, tashmë ndodhet vetëm 4 pikë kryesuesve. Në katër sfidat e radhës, rrogozhinasit do të luajnë me Teutën në transfertë dhe Kukësin në shtëpi. Më pas do të ndeshen me dy kryesuesit, Partizanin jashtë dhe Tiranën brenda.

Ajo që mund të përfitojë është Vllaznia, me shkodranët që në katër sfidat e radhës nuk do të ketë asnjë përballje direkte me tre rivalët e tjerë. Javën e ardhshme kuqeblutë do të presin Laçin dhe më pas do të ketë dy ndeshje në transfertë me Bylisin dhe Erzenin. Pas këtyre do të luajnë me Kukësin në shtëpi.

KALENDARI I PARTIZANIT:

KASTRIOTI – PARTIZANI

PARTIZANI – TEUTA

PARTIZANI – EGNATIA

PARTIZANI – LAÇI

KALENDARI I TIRANËS:

TIRANA – BYLISI

ERZENI – TIRANA

KUKËSI – TIRANA

EGNATIA – TIRANA

KALENDARI I EGNATIAS:

TEUTA – EGNATIA

EGNATIA – KUKËSI

PARTIZANI – EGNATIA

EGNATIA – TIRANA

KALENDARI I VLLAZNISË:

VLLAZNIA – LAÇI

BYLIS – VLLAZNIA

ERZENI – VLLAZNIA

VLLAZNIA – KUKËSI