Sonte në orën 20:00 do të luhet finalja mes Real Madridit dhe Barcelonës për Superkupën e Spanjës.

Në prag të supersfidës, trajneri i Blaugranave, Çavi Hernandez ka mbajtur një konferencë për mediat. Ai foli për ndeshjen, Ançelotin dhe gjithashtu për një ish-trajner të “Los Blancos”, Zhoze Murinjon.

“Gjatë kohës që Murinjo qëndroi tek Reali nuk krijoi një imazh të mirë dhe nuk ishte pozitive për askënd, Ai duhet të tregonte dinjitet. Përsa i përket Ançeloti, ne kemi një marrëdhënie të mirë dhe jemi takuar shumë herë. Madje i dhashë një çmim kur isha ambasador në Katar.

Ai më duket një person i jashtëzakonshëm dhe një zotëri nga bota e futbollit. Ne duhet t’i përmbahemi linjës së sjelljes dhe të mos harrojmë se lufta (mes nesh) është vetëm në futboll. Unë e admiroj trajnerin dhe disa lojtarë të Real Madridit dhe nuk kam pse ta fsheh”, tha Hernandez