Inter është ndalur këtë pasdite në Olimpico të Romës, ku përballë kishte Lacion e Simone Inzaghit.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 ku të dyja ekipet shënuan një gol për secilën pjesë. Interi e nisi më vrullshëm pjesën e parë, ku tentoi disa herë rrugën e rrjetës. Goli për zikaltërit do të vinte në minutën e 30-të, ku Lautaro Martinez mposhti me një goditje të fuqishme portierin kuqezi Strakosha.

Kur u mendua se pjesa e dytë do t’i gjente milanezët në avantazhin e një goli tjetër, ndodhi krejt e kundërta, pasi mesfushori serb Milinkovic-Savic shënoi bukur me kokë për të tijët në minutën e 55’ të sfidës. Ndeshja përfundoi në barazim edhe sa i takon kartonëve të kuq.

I pari ishte Immobile, i cili pas një dueli force me Vidal, i gjuan me shpullë këtij të fundit. Ndërsa në minutën e 85’, Stefano Sensi shtyu me forcë kundërshtarin, e për këtë veprim arbitri i sfidës e ndëshkoi me karton të kuq.

Interi në këtë mënyrë, arriti që të ndalet pas dy ndeshjeve tepër të mira, me Fiorentinën dhe Beneventon, ndërsa Lazio, arriti t’i shpëtonte humbjes së dytë radhazi, pasi në mesjavë që lamë pas u mposht 4-1 nga Atalanta.