Bylisi ka bërë lëvizjet e fundit të merkatos dhe në limitet e federimeve. Klubi nuk do të ketë më në gjirin e vet Donati Tomën, i cili qëndroi në Ballsh për katër javë.

Lojtari dhe drejtuesit nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe për rrjedhojë, as nuk ka nënshkruar. Palët janë ndarë me shtrëngim duarsh, ndërsa largimi i tij, nuk përbën ndonjë problem.

Si në skuadrën e parë ashtu dhe në atë U-21, tashmë janë plotë gati 40 lojtarë që stërviten.Ndryshe nga vjet, numri i ballshiotëve është pakësuar.

Mbrojtësit Orest Kosti e Eljan Mehmetaj dhe mesfushori Daniel Saliaj nuk do të jenë pjesë e ekipit. Të treve u është dhënë mundësia, e madje kanë qenë edhe pjesë e skuadrës së parë, sidomos Mehmetaj që u grumbullua edhe nga Kombëtarja U-17, por kaq nuk ka mjaftuar që të përfshihen në listën e federimeve.
/Vipsport/