Që Loro Boriçi ka qenë një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e futbollit shqiptar, këtë thuajse e dinë të gjithë. Por që ai ka luajtur me Lazion, këtë ndoshta nuk e dinë të gjithë.

Mjafton t’i referohemi shkrimeve për këtë dhe mëson gjithçka. Nje deshmi e vyer ajo e shokut te tij te skuadres Ibrahim Dizdari, e mbledhur nga gazetari Besnik Dizdari ne Historia e Kampionateve Shqipetare te Futbollit, Vitet 30.

Mbas disa miqesoreve te tjera te luajtura me Vllaznine, ne 1941-shin, Boriçi trasferohet ne Itali per te vazhduar karrieren e tij shkollore ne Universitetin “La Sapienza”.

Ketu nis te studioj juridik po pa harruar asnjehere pasionin e tij me te madh: futbollin. Deshira per te luajtur eshte shume e madhe dhe keshtu Boriçi vendos te prezatohet tek zyrat e Lacios. Arrin te marri nje test me skuadren rezerve te bardhekalterve.

Ndeshja e pare kunder Novares eshte e bindshme. Stafi teknik lacial eshte i shtangur nga progresioni me top ne kembe dhe nga cilesite e larta ne gjuajtje – godiste pa diference me te dy kembet – te ketij sulmuesi te ri shqipetar.

File: [5gen41b.jpg] | Sat, 28 Jan 2017 09:28:35 GMT
LazioWiki: progetto enciclopedico sulla S.S. Lazio
www.laziowiki.org

Grumbullohet me skuadren e pare ku behet shok reparti i nje prej koloseve te futbollit italian, Silvio Piola. Duke pare konkurrence, Boriçi nuk luan shume por arrin gjithsesi te shenoj 6 gola ne 18 ndeshje ne dy sezone.

Ne dy vitet si bardhekalter behet protagonist edhe i disa derbi me bashkekombasit Riza Lushta (Juventus) dhe Naim Kryeziu (Roma). Me kete te fundit ndeshet vetem ne nje rast, ne cerekfinalet e Kupes se Italise te 1943-shit.

Pak mbas ketij episodi karrierat e dy lojtareve do te marrin drejtime krejt te ndryshme: Kryeziu do vazhdoj karrieren e tij ne Itali me fanellat e Romes (duke fituar edhe nje kampionat) dje te Napolit, kurse Boriçi do te kthehet ne Shqiperi per tu bere nje legjende e vertete.

Pikerisht ate vit vendos te braktis studimet universitare dhe te kthehet ne atdhe; efektet e luftes se dyte boterore kane mberritur edhe ne Shqiperi. Ne kete moment te veshtire, Loro deshiron vetem ti qendroj afer familjes.

Kthehet tek Vllaznia, ku fiton dy kampionate ne 1945-en dhe ne 1946-en. Dhe ne vjeshten e 1946-es mberrin arritja me e madhe e karrieres se tij prej futbollisti.

Si kapiten çon Kombetaren ne fitoren e Kupes se Ballkanit kunder Jugosllavise, Rumanise dhe Bullgarise. Zgjidhet lojtari me i mire i turneut, i te cilit eshte edhe golashenuesi me i mire se bashku me Tecitit, Rojter dhe Sandic.
© shkodrasport.com