Sfida e radhës nuk e gjen Shqipërinë favorite për kompanitë e basteve. Me gjithë fitoren në përballjen e parë në vendin tonë, në lidhje me transfertën e sotme në Izrael, janë vendësit që shihen si favoritë nga kompanitë e basteve.

Fitorja e skuadrës vendëse kuotohet me koeficientin 2.1, ndërsa barazimi me 3.3, diçka më shumë sesa koeficientët e zakonshëm për një barazim. Fitorja e kuqezinjve kuotohet afër koeficientit 4.

Se sa do te vendosin keto koefiçente, kjo mbetet per t’u pare. Kompanite e basteve mbase jane nisur per keto koefiçente nga paraqitjet jo te mira te Shqiperise ne ndeshjet e saj te fundit.

Gjithsesi, ne kete takim Izraeli eshte vertete favorit dhe per me teper pas fitores se arritur kater dite me pare edhe ndaj Skocise.