Teuta ka vijuar përgatitjet për takimin ndaj Kukësit.

Trajneri Renato Arapi i ka kushtuar më tepër rëndësi anës taktike, duke u përpjekur të korrigjojë detaje të rëndësishme të lojës, kryesisht në repartin e prapavijës.

Në prag të takimit me Kukësin, i vetmi lojtar që prish planet e Arapit është mbrojtësi i majtë, Xhekson Ferreira.

“Panorama Sport” mëson se braziliani ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë.