Mauro Icardi do të shitet nga Paris Saint-Germain.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, sulmuesi argjentinas nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Mauricio Pochettino.

Icardi e ka humbur vendin e titullarit te parisienët, duke luajtur në 13 ndeshje në elitën e futbollit francez.

28-vjeçari po kërkohet nga Juventusi, që është i gatshëm ta transferojë argjentinasin.

Icardi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.