Dinamo dhe Skënderbeu luajnë sot në 16:45 në “Elbasan Arena”. Sfida që vlen për javën e 15 të Superligës e vendos trajnerin e Bluve, Bledi Shkëmbi, kundër skuadrës së vendlindjes me të cilën ka fituar shumë trofe si futbollist.

Korçari ka shumë mungesa sot për të tijtë, teksa si pasojë e dëmtimeve, pezullimeve dhe gripit, plot 6 lojtarë janë jashtë.

Gjendje gripale te Blutë po kalojnë Imami, Bakaj, Mihana dhe Daia, ndërsa Mario Gjata ka pësuar një lëndim. Edhe Demiri është jashtë pasi ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë.

Si Dinamo dhe Skënderbeu grumbullojnë 14 pikë pas po kaq javësh, duke ndarë vendin e 7 dhe 8 së bashku. Kjo ndeshje e cila do te startoje pas pak oresh, do te drejtohet nga arbitri shkodran Indrit Myrtja.