Një skenë e veçantë u kap nga kamerat në përfundim të Gjermani-Holandë 2-2, sfidë dramatike që kualifikoi Holandën në minutat e fundit të ndeshjes.

Mbrojtësi holandez Virgil van Dijk ngushëlloi arbitrin Ovidiu Hategan, me këtë të fundit që ishte i përlotur në fushë.

https://twitter.com/TheEuropeanLad/status/1064655393266311168?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1064655393266311168&ref_url=http%3A%2F%2Ftelesport.al%2Farbitri-ne-lot-pas-holande-gjermani-van-dijk-e-ngushelloi%2F

Van Dijk shënoi golin që kualifikoi Holandën për në finalet e Nations League (ku janë kualifikuar edhe Anglia, Portugalia e Zvicra), ndërsa më pas vuri re arbitrin që po qante dhe shkoi ta pyeste.

“Ai njeri nuk u përmbajt dot më, ishte aty me lot në sy sepse sapo kishte humbur nënën e vet”, tha pas ndeshjes Van Dijk, për Voetbal International.

“I thashë të bëhej i fortë dhe se kishte gjykuar shumë mirë. Mund të jetë diçka e vogël, por shpresoj ta kem ndihmuar disi”./telesport/