Elseid Hysaj është bërë përsëri temë diskutimi në Itali e fatkeqësisht, jo për paraqitjet e tij në fushën e lojës, Prej disa ditësh është ndezur një debat i zjarrtë mes ish-kapitenit të Napolit, Françesko Montervino, dhe menaxherit të futbollistit, Mario Xhiufredi.

Montervino deklaroi si vetëm një i çmendur mund të paguante klauzolën prej 50 milionë eurosh të Hysajt, pasi ishte e tepruar. Nuk vonoi përgjigja e Xhiufredit, i cili tha se fliste një ish-futbollist i cili nuk kishte luajtur kurrë në Serinë A, ndaj nuk duhej marrë në konsideratë.

Dje ka ardhur replika e radhës nga Montervino, i cili i kujtoi menaxherit se nuk kishte tagrin e duhur për të folur rreth kësaj teme. “Dua të saktësoj diçka, i imi është një opinion teknik dhe si tifoz. I vetmi që mund të humbasë në këtë çështje është një lloj kolegu im. E vlerësoj Hysajn si një lojtar të fortë. Kur u fol për vlerën e lojtarit, kam thënë se klauzola ishte e ekzagjeruar. Për këtë arsye thashë se De Laurentis do të festonte nëse paguante ndokush.

Unë në jetën time di se çfarë dua të bëj dhe nuk dua të bëj menaxherin. Ajo e menaxherit nuk është një figurë profesionale dhe unë flas vetëm me profesionistët. Ka vetëm tre figura të cilët mund të shprehen në botën e futbollit: trajneri, drejtori sportiv dhe ish-futbollistit, të cilët kanë jetuar në fushë dhe në dhomat e zhveshjeve.

Menaxheri i Hysajt bën mirë që thotë që nuk kam luajtur shumë në Serinë A, në fakt janë 23 ndeshje. Por kam bërë rolin e kapitenit për shumë klube, mes të cilave Napolin. Dhe ndoshta ka harruar që për t’u bërë kapiten i Napolit, duhen b… të mëdha.

Jam shumë i bindur se edhe ai, 10 vite më parë ka festuar kur ktheva Napolin në Europë, ndaj më duket e papërshtatshme që tani mundohet të ulë figurën time”, tha Montervino. Tashmë pritet reagimi i radhës i Xhiufredit, i cili është gjithmonë i gatshëm që të kundërpërgjigjet në raste të tilla. /vipsport/