Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Pas përfundimit të huazimit te Vllaznia, sulmuesi ganez Bismark Charles është rikthyer te Skënderbeu dhe ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me skuadrën korçare. Lojtari është parë në stërvitje me bardhekuqtë, të cilët prej 1 korrikut kanë nisur fazën përgatitore për edicionin e ri.
Charles kaloi sezonin e fundit në formë huazimi te Vllaznia, ku ishte pjesë e skuadrës në Superiore dhe në ndeshjet europiane. Me përfundimin e marrëveshjes së huazimit, ai është rikthyer në klubin që zotëron kartonin e tij dhe pritet të jetë një nga armët kryesore të repartit ofensiv të Skënderbeut për sezonin e ardhshëm.
Rikthimi i 25-vjeçarit konsiderohet një përforcim me peshë për korçarët, të cilët po ndërtojnë skuadrën me synimin për të qenë konkurrues në kampionatin e ri.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


