Roko Vata ka marrë dhuratën më të bukur nga Celtic-u në këtë fundvit. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatëd, do të jetë në stol në ndeshjen e sotme kundër Hibernianit. Mesfushori me tipare sulmuese do të jetë në dispozicion të trajnerit për të dhënë kontributin e tij në fushë nëse do të jetë e nevojshme.

Roko Vata është vetëm 17 vjeç dhe shihet si një talent mjaft premtues për të ardhmen. Vata aktualisht luan për ekipet kombëtare të moshave të Irlandës, ku është një element i rëndësishëm për skuadrëm.

Kujtojme qe babai i tij, ish- kapiteni i kombetares shqiptare Rudi Vata eshte ngacmuar jo pak per kete zgjedhje te te birit, por pergjigja e tij ka qene e tille qe ka lene te kuptoje se me drejtuesit aktuale te FSHF-se nuk mund te kete bashkepunim.

Megjithate e rendesishme eshte qe per Rocco Vaten vazhdon te flitet mire dhe karriera e tij po ecen ne menyren e duhur dhe ftesa e fundit per t’u grumbulluar me ekipin e pare te Celtic padyshim qe do ta motivoje edhe me shume per te bere me mire ne te ardhmen.