Vllaznia dhe Tirana luajnë nesër në 16:45 për javën e shtatë të Superligës. Në “Loro Boriçi” dy skuadrat vijnë nga rezultate të ndryshme, ndërsa për Diagne vetëm tri pikë bëjnë punë. Mbrojtësi I Vllaznisë ka folur për mediet, duke treguar se nuk ka frikë nga Ngoo.
“Jeni i kënaqur në Shkodër? Përshëndetje të gjithëve, ndihem mirë dhe të gjithë në ekip janë të sjellshëm, ndihem si të jem në familjen time.
Ekipi? Jemi në rritje, edhe skuadra gjithashtu. Si në jetë, ka edhe uljet edhe ngritjet e veta. Trajneri dhe stafi teknik kanë dhënë më të mirën për përmirësimin tonë.
Goli me Dinamon, nesër me Tiranën doni gol? Do Zoti gjej golin.
Shumë gola të pësuar, çfarë nuk shkon me mbrojtjen? Mënyra si kanë shkuar ndeshjet, siç kemi pësuar kemi shënuar edhe shumë me raste. Punojmë çdo ditë që të jemi mirë në mbrojtje edhe sulm. Mendoj se kemi një ekip kualitativ për të qenë mirë në mbrojtje dhe detyra jonë është të jemi të përqëndruar.
Vllaznia trampolinë pas eksperiencës në Bundesligë dhe Francë? Jam këtu për të dhënë më të mirën dhe për të ecur edhe vetë përpara.
Të tremb nesër Ngoo? Unë nuk kam asnjë lloj frike për të luajtur kundër sulmuesve, kam interes çfarë bëj unë në fushën e lojës. Jam lindur në një familje futbollistësh, e kam besim futbollin, si një lloj feje. Mendjen ta mbajmë se çfarë bëjmë ne dhe jo kundërshtari”, tha Fallou Diagne.