Pas humbjes se sotme ndaj Bylisit, ish- futbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznise Astrit Hafizi ka qene kritik me kuqeblute te cilet i sheh te rrezikuar edhe per tre vendet e para te renditjes.
“Kjo eshte Vllaznia e vertete, nje skuader pa lojtare cilesore. Perpos kesaj, ka rene pergatitja fizike. Nese ne dy fazar e para kishin grupin e lojtareve, tashme nuk e kane me as ate”- ka thene nder te tjera ai.
Por nje shkrim i tille i publikuar edhe ne faqet e “Shkodra Sport” nuk i ka pelqyer nje tjeter ish- futbollisti te Vllaznise, Ilir Dibres. Ai ka qene shume kritik ndaj Hafizit teksa me nje koment te tij shkruante:
“Po pse tani profesor qenka kjo gjendja e vllaznise? Po para dy fazave ça ishte? Eh moj vllazni si gjithmone ke vuajtur prej te tuajve”./SHKODRA-SPORT.COM/