Vllaznia u mposht ditën e sotme në shtëpi nga Bylis 1-2. Edhe pse shënuan të parët, shkodranët pësuan dy gola në pjesën e dytë duke pësuar kështu një tjetër humbje. Zv.trajneri i Bylisit, Bekim Kuli ka postuar një foto me skuadrën nga ndeshja e sotme, ndërsa nuk kanë munguar as komentet.

Një prej tyre ishte edhe ish-lojtari i Vllaznisë, Partizanit dhe Elbasanit, Skerdi Bejzade që ka hedhur disa hije dyshime mbi këtë ndeshje. Në komentin e tij, Bejzade shkruan se Bylisit ia bëri më të lehtë trajneri Brdariç me largimet e Imerit dhe Krymit në minutën e 64-të.

“O Kuli po çfarë taktike bërë në pjesën e dytë qe e ktheve rezultatin apo ta lehtësoi tranjeri Brdaric qe hoqi dy lojtarët më të mirë të Vllaznisë, Imerin e Krymin”.

Nuk kanë munguar as përgjigjet nga zv.trajneri i Bylisit që është shprehur se takitikat nuk tregohen, por zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë dhanë efekt për ballshiotët. Gjithashtu, Kuli nuk kurseu as elozhet për ekipin e Vllaznisë./newsport/