Te gjitha mediat e bejne fakt te kryer largimin e trajnerit Thomas Brdariç, por nje gje e tille ne fakt nuk konfirmohet nga klubi shkodran.

Ndonese ende nuk ka nje komunikate zyrtare per kete çeshtje, burime prane drejtuesve bejne te ditur per “Shkodra Sport” se nuk ka asnje vendim ne lidhje me trajnerin.

Pasditen e sotme eshte analizuar humbja e pesuar me Bylisin duke u nxjerre shkaqet dhe pergjegjesite e duhura dhe konkluzioni ka qene se trajneri ka i pari pergjegjesine per kete rezultat dhe me pas gjithe te tjeret per gabimet e bera ne loje.

Kjo nuk do te thote se ka nje vendim per shkarkim e trajnerit. Te pakten deri ne keto momente duket se nuk behet fjale per largim te Brdariç ndonese pakenaqesi rreth tij ka jo pak per situaten e krijuar ne skuader ne ndeshjet e fundit.