Joald Ivziku nuk do te jete i vetem shkodran tek Burreli. Sulmuesi do te kete ne ekip edhe nje futbollist tjeter te dale nga ky qytet. Behet fjale per portierin Sinan Dani.

19 vjeçari qe deri para pak vitesh ka qene pjese e Akademise Vllaznia, ne dy sezonet e fundit ka luajtur me Shenkollin nderkohe qe gjate gjithe veres sivjet eshte stervitur me ekipin e Dinamos.

Shpresat kane qene te medha qe ai te ishte pjese e kesaj skuadre te njohur, por rikthimi i Simon Simonit ne rradhet e saj, ka bere qe per Danin te mos kete hapesire dhe drejtuesit e kane pare te arsyeshme ta kalojne tek ekipi i Burrelit.

Ketu ai pritet te tregoje vlerat e tij me te mira dhe me siguri qe do ta beje kete gje ne menyren e duhur sepse talentin e ka dhe thjesht deshiron vetem t’i jepet mundesia per ta treguar ate.

Sinan Dani konsiderohet nje portier me shume te ardhme dhe me shume siguri shume shpejt do ta shohim ne nivele te larta duke luajtur, por per momentin eshte i fokusuar tek pervoja e pare ne futbollin profesionist me ekipin e Burrelit./SHKODRA-SPORT.COM/