Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur për ndryshimet e këtij sezoni në futboll dhe reformimin për aktivizimin e lojtarëve të rinj deri në 21 vjeç. Dy mijë lekë të rinj për minutë është shuma që FSHF do japë për klubet që fusin talentet në ndeshjet zyrtare.
“Dy prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit për 4 vitet e ardhshme janë futbolli i fëmijëve dhe futbolli i grave e vajzave. Për të arritur atë objektiv, kemi përcaktuar rrugët, kemi bërë projektet dhe mënyrat e incetivimit se si mund të zhvillohet. Kemi bërë një reformë totale në futbollin e të rinjve, për t’i profilizuar dhe specializuar më shumë në mënyrë që të aktivizohen në skuadrat e para.
Një nga këto është incentivimi i futbollistëve nga 16-21 vjeç, për të cilat federata, për çdo klub që aktivizon futbollistë të rinj, incentivon me para cash.
Pagesa është sipas aktivizimit të numrit të futbollistëve në lidhje me çmimin e vendosur për çdo minutë aktivizimi. Është vendosur një koeficient që mund të ndryshojë nga viti në vit. Për sezoni që jemi, është 2 mijë lekë për minutë”, tha Duka për Euronews.