Partizani është në ndjekje të një sulmuesi që mund të garantojë shumë gola për pjesën e mbetur të sezonit dhe “demat” hodhën sytë te Vasil Shkurtaj që do të ishte i gatshëm të rikthehej në Kategorinë Superiore nga ku u arrit dhe akordi paraprakisht për çështjen financiare.

Burime të gazetës pranë klubit bëjnë me dije se gjithçka që e ndalon është viza që e mban “mbërthyer” sulmuesin deri në muajin prill në Kinë.

Një kohë shumë e gjatë kjo për Partizanin, nga ku kërkon me çdo kusht një sulmues në muajin janar që të jetë i aftë për të shënuar mjaftueshëm gola.

Ne kete menyre, duket se pista “Shkurtaj” ka rene per te kuqte, ashtu si ajo e shkodranit Çinari dhe per kete arsye, ato do te tentojne ndonje sulmues tjeter.