Klubi i Futbollit Vllaznia ne kuadrin e perpjekjeve per te thithur prane vetes sa me shume tifoze e dashamires te tij, nuk ka lene asnjehere pas dore as veteranet e futbollit, por nderkohe kete sezon ai ka ardhur me nje risi per ta.

Nese ne vitet e kaluara, secili prej veteraneve merrte çdo ndeshje bileten falas per te pare ndeshjet qe ekipi shkodran luante ne stadiumin “Loro Boriçi”, kete here eshte gjetur nje zgjidhje tjeter.

Per te gjithe veteranet qe jetojne aktualisht ne Shkoder, klubi shkodran u ka dhene abonene sezonale teksa ata tashme kane vendin e tyre te percaktuar ne tribunen VIP te stadiumit. Dhe ne fakt eshte kenaqesi te shohesh ne tribu emra te tille si Sabah Bizi, Paulin Ndoja, Ismet Hoxha, Rauf Çanga, Zyhdi Basha, Ahmet Meta, Isa Sukaj, Fatmir Paçrami, Hysen Zmijani, Ferid Borshi, Avenir Dani, Armando Cungu etj.

Klubi Vllaznia ne fakt eshte pararoje ne kete drejtim sepse ne shume prej klubeve te tjera te futbollit shqiptar, veteranet nuk i shohim fare ne stadium, ngaqe nuk respektohen ashtu si duhet. Por ne Shkoder eshte krejt ndryshe.

Presidenca e klubit madje edhe sponsori i ri i saj po i respektojne ne menyren e duhur ata dhe ne fakt e meritojne per kontributin e madh qe kane dhene ne vite per futbollin shkodran dhe ate shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/