Kampionati i Superliges ka nisur prej tre javesh dhe tashme kane filluar te fiksohen edhe pretendentet e pare. Kuptohet qe Tirana si kampione ne fuqi e vendit eshte serish skuadra per t’u mundur dhe ne gare per ta bere kete gje jane disa ekipe te tjera, nder te cilat edhe Vllaznia.

Ne nje interviste te dhene per “Panorama Sport”, ish- futbollisti i Tiranes, por edhe i Vllaznise, Rezart Dabulla eshte shprehur nder te tjera se bardheblute do ta kene te veshtire per te ruajtur titullin.

“Mua më duket goxha mision i vështirë për të mbrojtur titullin Tirana. Uroj ta bëjnë por do të jetë shumë e vështirë. Ajo ka hyrë me synimin për të dalë kampione, por sa do ta arrijë, sa do ta lejojnë të tjerët, do të gabojë Tirana më shumë apo kundërshtarët, kjo është për t’u parë.

Të gjitha ekipet që kanë qenë vjet. Partizani kuptohet që është rivali kryesor, Laçi, Vllaznia edhe Kukësi deri diku. Por janë pak a shumë të gjitha në një nivel, besoj do të ndahen ndeshjet e fundit. Por Tiranën nuk e shoh me atë uri që kishte vjet. Te them të vërtetën, nuk më pëlqeu as në Kupat e Europës, dhe më la një shije jo të mirë ajo pjesë.

Besoja që Tirana duhet të bënte shumë më mirë seç bëri dhe nuk tregoi asgjë nga vlerat e saj. Mbase lojtarët që kishte në përbërje ato ndeshje, ishin me mendje për t’u larguar diku tjetër dhe mbase këta lojtarët që kanë ardhur, janë akoma nën hijen e atyre që ishin dhe nuk po dinë të shfaqin vlerat në potencialin e tyre më të mirë”.