Vllaznia do te luaje neser ne oren 14.00 ne Pogradec ndeshjen e pare te turit te dyte te Kupes se Shqiperise, pikerisht ndaj skuadres vendase. Ne kampin shkodran duket se ka nje vleresim maksimal per kete kundershtar.

Ne rradhe te pare per te marre nje rezultat pozitiv qe do ta ndihmonte skuadren per te kaluar ne turin tjeter dhe e dyta, per te kthyer entuziasmin pas dy disfatave ne kampionat. Kete gje e ka thene ne nje prononcim te tij, sekretari i klubit Blendi Dibra.

“Kuptohet qe do te deshironim te merrnim 9 pike ne 3 ndeshjet e rradhes, por duhet t’i meritojme ato. Ne futemi ne fushe pa patur frike askend, por loja ka ato opurtinitet e veta.

Nuk ka asnje kundershtar qe duhet neglizhuar e per te menduar se ndaj tij i kemi te sigurta 3 piket. Duhet te fillojme kthesen ne fakt duke filluar nga ndeshja e Kupes me Pogradecin.

Nga biseda qe kam patur me trajnerin, me eshte thene se do te kete qasje tjeter, vleresim tjeter ne menyre qe te mos kete asnje shenje nenvleresimi siç na ndodhi ne ndeshjen e turit te pare ndaj Laberise.

Ne Pogradec kuptohet qe objektivi do te jete per te marre rezultat pozitiv. Skuadra do te udhetoje e plote per kete ndeshje, kuptohet ata qe jane te gatshem per te luajtur. Ndoshta mund te kete nje alternim te lojtareve titullare me te tjeret, por kete do ta vendose stafi. Pasi ta kalojme me sukses kete ndeshje pastaj do te nisim te mendojme per ne ndeshjen e se henes per kampionat ndaj Egnatias”./SHKODRA-SPORT.COM/