Vllaznia fitoi sot 3-0 ndaj Kastriotit duke kaluar me sukses keshtu nje kundershtar dhe nje fushe te veshtire. Fitore kjo qe erdhi fale golave te treshes sulmuese, Ismael Dunga, Haris Dilaver dhe Demir Imeri.
Keto tre futbolliste ne fakt kane formuar nje treshe “te frikshme” qe me siguri do te jete problem per çdo kundershtar. Sebashkua ato kane shenuar 8 gola (4 Dunga, 3 Dilaver dhe 1 Imeri), me shume se 7 skuadra te tjera te tjera te kampionatit shqiptar.Nje treshe qe do ta etiketonim thjesht “DID”, nisur edhe nga inicialet e mbiemrave te tyre.
Dy te paret jane sulmues te mirefillte dhe po tregojne se perpos lojes ne ajer, kane pike te forte edhe lojen me kembe dhe madje edhe golat e shenuar sot, i kane realizuar ne kete menyre.
I treti, luan disi me prapa, di te jape asiste te shkelqyera por edhe te godase porten herepashere. Me siguri qe sebashku kane per te bere gjera shume te mira ne te ardhmen.
Te mos harrojme se atyre mund t’u shtohet edhe nje tjeter lojtar cilesor siç eshte braziliani Victor sa Silva e pastaj fuqia goditese e Vllaznise do te rritej edhe me shume.







