Kohe me pare, nje video beri xhiron e te gjitha mediave dhe rrjeteve sociale teksa ne te shihej nje trajner moshash ne Laç duke qelluar me shpulla futbollistet e tij gjate nje seance stervitore.

Një incident i tille i rëndë dhe aspak sportiv është shënuar në ndeshjen e volejbollit për femra U-18 mes Korçës dhe Dinamos.

Në videon e siguruar nga “A2CNN” shihet qartë se trajneri i korçareve, Romeo Xega teksa kishte grumbulluar ekipin, i qëllon me shuplakë njërës prej lojtareve, ndërsa i bërtet.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një reagim nga instancat përkatëse për këtë incident të rëndë. Sigurisht qe mund te jene nerva loje dhe trajneri mund te ishte i merzitur, por kurrsesi nuk mund te justifikohet nje sjellje e tille ndaj nje sportisteje.