Napolit I duhej vetëm një pikë në “Dacia Arena”, që të shpallej matematikisht kampion I Italisë dhe djemtë e Spallettit nuk zhgënjejnë, barazojnë 1-1 në transfertë përballë Udineses dhe fitojnë titullin që mungonte prej 33 vitesh, 5 javë përpara përfundimit të kampionatit.

Vendasit mbyllin pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Lovric, por napolitanët reagojnë në pjesën e dytë dhe gjejnë golin që sjell titullin me Osimhen.

Goli I 22-të sezonal për nigerianin, një nga protagonistët kryesorë të këtij titulli. Mbyllet 1-1 në Udine dhe Napoli shpallet matematikisht kampion I Italisë, titulli I tretë në historinë e klubit.Festë e madhe në stadiumin “Maradona”, të mbushur plot e përplot me tifozë.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Empoli fiton 3-1 përballë Bolognas dhe hedh një hap të madh drejt mbijetesës në Serie A.