Pas Denis Nurjes dhe Krenar Zenelit, edhe boksieri Nelson Hysa i ka dhene fund sot pjesmarrjes se tij ne Kampionatin Boteror qe po zhvillohet ne Tashkent te Uzbekistanit

Diten e sotme e ka patur rradhen boksieri shkodran per t’u ngjitur ne ring. Hysa kishte perballe boksierin e perfaqesueses se Ekuadorit, Congo Gerlon.

Ky i fundit njekohesisht eshte i pesti ne bote per peshen +92 ne kampionatin boteror te vitit 2021 i cili eshte zhvilluar ne Serbi. Edhe pse Hysa beri nje paraqitje shume te mire ndaj tij, nuk arriti te fitoje ndeshjen dhe te kalonte ne fazen tjeter.

Ne kete menyre ka shkuar ne tre numri i boksiereve te kombetares tone qe i kane dhene lamtumiren ketij kompeticioni dhe ne gare kane mbetur ende edhe tre boksiere te tjere, Arjol Zeneli, Ani Haxhillari dhe Arjon Kajoshi, te cilet shpresojne te kene nje ecuri me pozitive./SHKODRA-SPORT.COM/