Skuadra matjane e drejtuar nga trajneri Dorjan Bubeqi, po vijon normalisht seancat stërvitore, në stadiumin e qytetit. Ndeshja me Kastriotin po pritet me shumë interes në rradhët e tifozërisë matjane. Prezantimi i mirë i shoqëruar me rezultate pozitive në ndeshjet miqësore, shto dhe prezantimin e mirë dhe në ndeshjet në transfertë ndaj Bylisit, ka krijuar klimën e duhur pozitve për të përballuar me sukses ndshjen e rradhës.

Në një seancat të javës së kaluar në skuadrën matjane ka qenë ndryshe nga ditët e tjera. Pas përfundimit të seancës stërvitore, drejtuesit së bashku me futbollstët kanë festuar 29 vjetorin e mbrojtësit Dikson, i ofruar te matjanët në merkaton e verës.

“Jam ndjerë i suprizuar për festën e organizuar. Gjej rastin të falenderoj të gjithë djemtë e skuadrës që organizuan një ceremoni të tillë”- shprehet mbrojtësi nigerian që ka të parin sezon që luan për ngjyrat e skuadrës matjane.

Duke folur për ndeshjen ndaj Kastriotit, që do të zhvillohet ditën e sotme në “Liri Ballabani”, mbrotësi nigerian, tregohet optimist se fitorja do të anojë për skuadrën e tij ” Ndeshja ndaj Kastrotit do të jetë një tjetër ndeshje interesante. Jam optimist se skuadra do të hyjë në fushën e lojës për të marrë tri pikët e para.

Në ndeshjen e kaluar ndaj Byllsit, u treguam të pafat. Shpresojmë që këtë herë fati të jetë në anë tonë.” shprehet duke përfunduar 29 vjecari nigerian, Dikson. Në ndeshjen e së mërkurës ndaj Kastriotit, sipas trajnerit Bubeqi, skuadrës do t’i mungoj mesfushori Donald Kurbneshi që për shkak dëntimi është stërvitur i deferencuar me grupin.
Nderim GOCI