Vedat Muriqi ka mbyllur tashme transferimin e tij tek gjiganti turk Fenerbahce.

Skuadra e madhe nga Stambolli ka pranuar të paguajë plot gjashtë milionë euro te Rizespori per te marre sherbimet e ketij lojtari i cili po kalon nje forme shume te mire sportive.

Me transferimin në Stamboll te Fenerbahce, Muriqi do të ketë edhe një pagë tejet të lartë.

Përderisa vite më parë te Liria e Prizrenit paguhej vetëm 200 euro në muaj, tani paga e Muriqit prek milionat, shkruan Gazeta Sheshi.

Për vetëm një vit në Fenerbace, Muriqi do të paguhet 2.2 milionë euro, ndërsa me bonuse kjo shumë pritet të rritet ende.

Kujtojmë që lojtari i kombetares se Kosovës me kalimin te Fenerbahce ka realizuar ëndrrën fëmijërore për të luajtur për klubin nga Stambolli.

Por nderkohe nga ky transferim, Klubi nga Prizreni, Liria, do të përfitojë 300 mijë euro. Në rregulloren e FIFA-s thuhet se skuadra që e ka pasur lojtarin në akademia shpërblehet me 5 për qind të shumës së transferimit, e që i bije rreth 300 mijë euro.

Klubi prizrenas do t’i gëzohet këtij lajmi, por edhe që ka arritur të nxjerr nga akademia e tyre një lojtar të talentuar si Muriqi, e që e kishte në pronësi deri në vitin 2013, për të kaluar më pas te Teuta.