Sulmuesi Haris Dilaver prej 9 ndeshjesh nuk shënon te Vllaznia. Në duelin e fundit me Apoloninë, trajneri Thomas Brdaric vendosi të ulë në stol boshnjakun, duke i besuar sulmin Hoxhaj dhe Da Silvës.
Duket se stafi teknik mund të bëjë sërish një rokadë lojtarësh, teksa në grup është edhe sulmuesi Salim Cisse. Ky i fundit ne fakt ende nuk ka debutuar me kuqeblute.
I afruar në merkaton e dimrit, duket se shtatëlarti nga Guinea ka bindur drejtuesit, që kanë firmosur me lojtarin. Në dy sfidat e fundit Cisse ka qenë në stol, duke pritur momentin e tij.
Teksa dueli i radhës në Superligë është ai me Skënderbeun në transfertë, duket se Brdaric e ka “asin nën mëngë” për sulmin. 31 vjeçari Dilaver tanimë nuk është i paprekshëm në sulm dhe “shterpësia” mund t’i kushtojë vendin e titullarit, me shtatëlartin që njihet për aftësinë e lojës në ajër./newsport/