Barcelona ka mundësi të shtunën të fitojë e të konsolidojë lidershipin e saj në La Liga, por jo vetëm.

Vizita e Girona mund të shërbejë, gjithashtu, për të arritur një rekord të pashembullt në historinë e Blaugranëve:

31 javë pa humbur. 31 ndeshje radhazi, pa humbje, përbën një “markë”, që ishte në pronësi ekskluzive të Guardiolës dhe tani ndahet me Luis Enrique dhe Valverde.

“Santpedori” ka nderin të jetë trajneri i vetëm, i cili ka rradhazi 31 ndeshje pa humbje në të njëjtin kampionat.

Ai e bëri këtë sezonin 2010-2011 (java 3 deri në 33), me 27 fitore dhe 4 barazime.

Aktualisht, 31 ndeshje radhazi pa humbje dalin nga 7 ndeshjet e fundit me Luis Enrique në stolin katalanas dhe 24 lojra të këtij kampionati, në të cilën Valverde ende mbetet i pamposhtur.

Gjatë kësaj periudhe janë fituar 26 ndeshje dhe 5 të tjera kanë dalë në barazim. Mungesa e humbjes sot do të ishte krijimi i “markës” më të mirë në histori.

Gjithsesi, rekordi absolut është në pronësi të Real Sociedad, i cili ka regjistruar 38 ndeshje pa humbje në dy sezone: gjashtë ndeshje 1978-1979 dhe 32 të tjera në 1979-1980./telesport/