Skuadra e Vllaznisë arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe të sigurojë pjesëmarrjen në Kupat e Europës. E kur pritej që ekipi të konsolidohej dhe të vazhdonte punën për sezonin e ri, gjërat duken në dilemë.

Sipas newsport.al, pas largimit të drejtorit sportive Matko Djarmati, nga Vllaznia mund të largohen dhe dy sulmuesit Fahrudin Djurdjevic dhe Ante Aralica.

Të dy lojtarët kanë kontrata me klubin edhe për sezonin e ardhshëm, por me shumë gjasa do të bisedojnë me drejtuesit për zgjidhje të saj dhe të largohen.

Gjithashtu, dilema ka dhe për rinovimet e Fjoart Jonuzit dhe Mevlan Adilit, që me shumë gjasa do të vendosin për t’u larguar nga Vllaznia. Shumë dilema në kampin shkodran dhe me ndeshjet e Europës që afrojnë dita-ditës, situata duket shqetësuese.