Me fitoren e sotme 2-0 ne Pogradec ndaj skuadres vendase, Vllaznia thuajse e ka siguruar kualifikimin per ne turin çerekefinal te Kupes se Shqiperise.
Ndeshja e kthimit do te luhet me 17 nentor ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe kuqeblute ate dite pritet te bejne “formalitetin” per te qene ne mes 8 skuadrave qe do te vijojne me tej rrugetimin ne kete kompeticion.
Por nese Vllaznia e ka te sigurte mesa duket kualifikimin, interesant eshte fakti se ka shume dilema per kundershtarin e saj ne turin tjeter.
Sipas skemes se percaktuar nga FSHF, ajo do te ndeshet me fituesen e çiftit Egnatia- Kukesi. Nese deri me sot te gjithe kane menduar se kundershtari i mundshem do te ishte Kukesi, tashme gjerat kane ndryshuar.
Rrogozhinasit kane fituar ne ndeshjen e sotme 3-1 ndaj kukesianeve ku golin e pare per ta e ka shenuar ish- futbollisti i Vllaznise Demir Imeri dhe kane me shume shanse per te qene ata perballe ekipit shkodran ne turin tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/