Sulejman Starova, është shprehur se Tirana me humbjen ndaj Dinamos në Kupë, ka marrë një goditje të madhe edhe për kampionatin. Në fjalët e tij, në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova tha se skuadra e Shkëmbit u shfaq në fushë më e mobilizuar.

“Kam thënë që nëse Dinamon e konsiderojmë se ka objektiv titullin kampion, do gjykojmë ndryshe. Për mendimin tim janë për Kupat e Europës.

Duke iu referuar ndeshjes së sotme, kur shikon dy skuadrat që luajnë me formacionin e plotë, është kushti që thua se dy skuadrat e kanë vlerësuar ndeshjen. Kur e shikon lojën, Dinamo ishte me mobilizim më të madh për të fituar.

Nuk mjafton që mobilizimi të fillojë kur bie bilbili. Dinamo është një hap drejt kualifikimit dhe jo vetëm që kualifikohet, por merr edhe një bonus të madh për në kampionat. Morali në këto momente është shumë i rëndësishme.

Sot Tirana ka marrë një goditje shumë të madhe për kampionatin. Unë them se Tirana ka marrë një bonus negativ me humbjen e sotme.”, u shpreh Starova.