Në profesion ka qenë arbitër, por e njeh mjaft mirë futbollin dhe kampionatin shqiptar. Për rrjedhojë, ish- arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini në një analizë të bërë gjatë “Procesi Sportiv”, ai ka vlerësuar paraqitjen e ekipit shkodran teksa është shprehur:

Vllaznia ka bërë një super-kampionat sivjet. Teuta dhe Tirana duhej të ishin pak më lart në renditje sepse janë dy ekipe që kanë bërë nga 8 barazime. E kjo në fakt nuk u shkon për shtat, për më tepër që disa nga këto barazime i kanë bërë në fushën e tyre.

Ka përfunduar diçka më tepër se 1/3 e kampionatit dhe tashmë po kristalizohet edhe renditja e ekipeve. Mendoj se vendi i dytë, tretë dhe katërt do të luajnë për një vend, atë të dytin.

Vllaznia ka bërë mirë deri tani dhe unë dyshoj shumë që mund të ketë ndonjë nga ekipet e tjera, duke filluar nga vendi i dytë e më poshtë, që ta mundi atë. Unë kam dëgjuar edhe specialistët: Për ta mundur Vllazninë është shumë e vështirë.

Teuta ndonëse kishte një lojtar më tepër se Vllaznia, jo vetëm se mundi, madje as nuk e barazoi dot dhe për më tepër, as nuk arriti ta vërë fare në vështirësi.

Sakaq, mendoj se vendi i pestë, gjashtë dhe i shtatë, do të luajnë për vendin e tretë. Tre skuadra janë që shkojnë në Europë dhe shanset për t’i zënë këto vende i kanë skuadrat që rendita unë./SHKODRA-SPORT.COM/