Dikur ishin 9 kampionate radhazi të Juventusit. Rezultat i një dominimi të padiskutueshëm në Itali, i cili zgjati nga viti 2012 deri në vitin 2020, duke u lënë vetëm disa thërrime (disa Kupa të Italisë apo Superkupë) rivalëve të tyre.
Që pas rënjes së bardhezinjve, është Interi ai që po bën të njëtën gjë, por vendos hegjemoninë në Seria A. Edhe nëse cikli fitues i zikaltërve nuk mund të krahasohet me atë të juventinëve dhe kjo sepse epërsia e Interit nuk është kaq absolute. Megjithatë, midis pikëve të mbledhura në ligë nga 2020/21 (titulli i pare i fituar) deri në sezonin aktual dhe trofeve në të njëjtën periudhë, hendeku është i qartë. E gjithë kjo pavarësisht një vëllimi shumë më të ulët investimesh se kundërshtarët e tij.
Trofetë e fituar
Ai që sapo fitoi matematikisht është titulli i tretë në 6 vjet për Lautaron dhe shokët e tij të skuadrës. Këtyre duhen shtuar 3 Kupa Italiane dhe 2 Superkupa, për gjithsej 8 trofe. Ata mund të bëhen menjëherë 9 nëse, të mërkurën e ardhshme në Olimpiko, kundër Lacios, vjen “Coppa Italia” e tretë. Plaçka, për të thënë të drejtën, mund të kishte qenë edhe më e pasur, duke marrë parasysh dy kampionatet e humbura në fotofinish me Milanin dhe Napolin, pa harruar 2 finalet e humbura të Ligës së Kampionëve, tipari i fundit i përbashkët me ciklin e Juventusit. Në çdo rast, napolitanët (dy herë) dhe kuqezinjtë e Milanit mundën të përfitonin nga “pasiguritë” e Interit, duke shtuar më pas edhe një Superkupë. Roma dhe Atalanta, nga ana tjetër, festuan ndërkombëtarisht, respektivisht me një “Conference League” dhe një “Europa League”.
Distancat dhe konkurrenca
Konkurrenca aktuale, si dhe vazhdimësia në nivelet më të larta, megjithatë, maten para së gjithash në Seria A. Dhe, nga ky këndvështrim, mund të thuhet se Interi fjalë për fjalë e ka bërë boshllëkun. Pavarësisht se fituan “vetëm” 3 nga 6 kampionate, në fakt, interistët kanë lënë boshllëqe të tmerrshme në krahasim me rivalët e tyre. Napoli, duke vendosur 2 kampionate në vitrine. Me pak fjalë, Interi ka pasur forcën dhe qëndrueshmërinë për të qëndruar gjithmonë atje lart (rezultati më i keq është vendi i tretë në 2022/23), ndërsa rivalët e tyre kanë pasur edhe disa vite të këqija, madje duke humbur kualifikueset e “Champions League”. Eshtë pikërisht kjo që është edhe njësia matëse e ekuilibrit për fatin e një klubi.
Sfidat e fituara
Megjithatë, pas përfundimit të hidhur të sezonit të kaluar, shumë menduan se cikli i zikaltërve kishte mbaruar. Edhe një herë, megjithatë, bërthama e fortë e ekipit – Lautaro, Barela, Bastoni, De Vrij dhe Darmian ishin tashmë atje që nga sezoni 2020/21 – tregoi se uria nuk ka mbaruar. Ata gjithashtu e kanë fituar këtë sfidë. Por është e qartë se ata kanë një tjetër para tyre: të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë vitin e ardhshëm. Forca të reja do të mbërrijnë, një shtesë e mëtejshme e talenteve, por disa kampionë do të duhet të bëjnë ndryshimin.


