Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo dhe Elbasani e mbyllin në barazim sfidën mes tyre dhe ndajnë...

Dinamo dhe Elbasani e mbyllin në barazim sfidën mes tyre dhe ndajnë nga një pikë

Dinamo dhe Elbasani kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në “Air Albania”, pas një sfide shumë të luftuar mes dy skuadrave.

Sfida ka qenë e hapur mes dy skuadrave, me dinamovitët të cilët kërkuan më me ngulm golin në startin e duelit, por me Elbasanin që e gjeti atë me Tsague me rastin e parë të mirëfilltë për shënim.

Më pas ishin blutë ata që barazuan me penallti, teksa edhe krijuan më shumë raste në vijimin e sfidës ku ekipet nuk u kursyen me një luftë të ashpër sportive e shoqëruar me karton të verdhë.

Në fund, ekipet u desh të kënaqën me nga një pikë në këtë duel, duke qenë ende brenda objektivave të tyre në këtë edicion.

DINAMO-ELBASANI 1-1

43′ (p) Bregu / 34′ Tsague

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments