Dinamo është hedhur fuqishëm në merkato. Pas portierit kampion, Bekim Rexhepi, blutë e trajnerit Luixhi Di Biaxho kanë arritur të sigurojnë edhe shërbiet e yllit të Teutës, Lorenco Vila.

“Panorama Sport” mëson se palët kanë arritur akordin total dhe futbollisti pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Një lëvizje e zgjuar kjo e drejtuesve të Dinamos, dy javë para fillimit të kampionatit. Vlen të theksohet fakti se Lorenco Vila, prej disa sezonesh ka qenë protagonist te skuadra e Teutës, duke spikatur me golat dhe asistet.

24-vjeçari gjithashtu numëron edhe 1 paraqitje me fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë dhe 4 me Shpresat e Alban Bushit. Vlera në treg e Lorenco Vilës sipas “Transfermarkt” është 250 mijë euro.