Veleçiku rikthehet tek fitorja dhe pasditen e sotme ka marre nje fitore me vlere ne transferte ndaj Naftetarit me rezultatin 4-1. Nje 90 minutesh i dominuar nga koplikasit te cilet marrin nje trepikesh me shume vlere.

Ka qene sulmuesi Brajan Shekaj ai qe ka zhbllokuar shifrat qe ne minuten e 7-te duke i dhene qetesine miqve, nderkohe qe ne minuten e 28-te do te ishte Elidon Rustemaj qe do te dyfishonte rezultatin.

Dy minuta me vone, kuçovaret do te ngushtonin shifrat pas golit te shenuar nga Lireza, por pa kaluar vetem pak sekonda, Veleçiku do te shenonte dhe golin e trete me ane te futbollistit Brendon Stafa dhe pjesa e pare ne kete menyre do te mbyllej me rezultatin 3-1.

Ne fillimin e se dytes do te ishte Arsen Banushaj qe do te shenonte edhe golin e katert dhe ketu do te mbyllej gjithçka. Veleçiki i Besnik Dulit merr nje fitore me shume vlere, pikerisht ndaj skuadres ku trajneri koplikas ka kaluar pjesen me te rendesishme te karrieres se tij si futbollist./SHKODRA-SPORT.COM/

NAFTETARI- VELEÇIKU 1-4

Golat: Lireza ’30/ Shekaj ‘7, Elid.Rustemaj ’28, Stafa ’30, Banushaj ’49

VELEÇIKU: Lopçi, Kukaj, B. Çokaj, Elid, Rustemaj, Rragami, Stafa, Elv.Rustemaj, Banushaj, Shekaj, A.Kaçaj, Daija. Trajner Besnik Duli. U aktivizuan edhe Kacokaj, Smakaj, Ivziku, Ysolliu.