Lajmi i publikuar pak ore me pare per gjetjen e mirekuptimit ne mes kryebashkiakes Ademi dhe futbollisteve, eshte konfirmuar nga klubi shkodran qe pemes nje njoftimi per mediat ka bere te ditur se stervitja fillon te henen.

NJOFTIM PËR MEDIAT

KF Vllaznia sh.a. njofton rifillimin e stërvitjes së ekipit të parë, ditën e hënë në ora 09.00, në kuadër të përgatitjeve për startin e Superligës.
Duke qenë vazhdimisht në krah dhe në mbrojtje të interesave të futbollistëve, dhe stafit tekniko- sportiv të Vllaznisë, është gjetur mirëkuptimi për zgjdhjen e çështjeve të cilat janë bërë publike këto ditë.


Bashkia e Shkodrës, Klubi, stafi tekniko- sportiv dhe mbështetës, futbollistët do të jenë të përqendruar maksimalisht në arritjen e parametrave sa më optimalë për rifillimin e Superligës me synim paraqitjen sa më të mirë të mundshme në të dy kompeticionet ku Vllaznia vazhdon të jetë në garë: Kampionat dhe Kupën e Shqipërisë.


KF Vllaznia sh.a., siguron opinionin futbolldashës dhe tifozët e mrekullueshëm kuqeblu, se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për krijimin e kushteve për të synuar arritjen e objektivave të sezonit.

ForcaVllaznia

GjithmoneKuqeblu