Kur jemi vetëm 1 javë larg rifillimit të Abissnet Superiore, skuadrat po zhvillojnë miqësore për të mbajtur në formë lojtarët e tyre.

Dinamo dhe Skëndërbeu kanë zhvilluar ditën e sotme mes tyre një ndeshje miqësore, sfidë e luajtur në “Tropikal” dhe që pa fituese skuadrën e Bledi Shkëmbit, me gol të shënuar nga Redon Mihana, 1-0.

Të dyja skuadrat shfrytëzuar në maksimum këtë ndeshje, teksa u është dhënë hapsirë lojtarëve të rinj të afruar në merkato.

Te blutë kishte disa minuta edhe për Sabien Lilaj, ndërsa në pankinë është parë edhe Bledar Devolli i cili do të jetë pjesë e stadit të kryeqytetasve si ndihmës i teknikut Shkëmbi.

Ndërsa nga krahu tjetër, trajneri Migen Memelli, përveç Erlis Frashërit dhe Klodian Gino, iu dha mundësinë edhe disa lojtarëve të cilët janë në provë te korçarët.