Dinamo i ka dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë. Trajneri Daja e ka përgatitur me vështirësi këtë sfidë për shkak të mungesave të shumta, ndërkohë që edhe në merkato ende nuk ka pasur ndërhyrje për të afruar lojtarë, duke pasur në këtë mënyrë vetëm largimin e Karambës e të Jonuzit.
Sa i përket formacionit, Dinamo duhet të bëjë pa shërbimet e Maliqit, Beqjes, Alijit dhe Qefalisë, me këtë të fundit që me shumë gjasa do të lihet pushim për shkak të një problemi muskulor.
Në portë, konfirmohet sërish Teqja, teksa në të djathë do të jetë Nani, edhe pse në stërvitje është provuar edhe Meksi. Qendra do t’i besohet dyshes TeikseriaDita, ndërkohë që në të majtë konfirmohet sërish Faton Neziri që është kthyer në protagonist.
Ndryshime mund të ketë në mesfushë, ku Qardaku, Gudiabi e Vila do të marrin fanellën e titullarit, teksa treshja e sulmit mbetet e pandryshuar. Në të djathtë, do të jetë Dejvi Bregu ndërsa nga e majta Bernard Berisha për të ndihmuar Guindon si sulmues të vetëm në qendër. Ditët në vijim, pritet që alternativat në skuadër të shtohen pasi me shumë gjasa do të ketë edhe merkato.


